Krasniqi: Qeveria Kurti e ka kthyer mbrapa vendin!
Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 27 October 2022
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti me rastin e shënimit të 7 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshje së Stabilizim – Asocimit (MSA), duke akuzuar për mos implementimin e saj.Krasniqi, ka thënë se vetëm në kohën e qeverisjes së LDK-së janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për vendin, duke akuzuar qeverinë aktuale për keqqeverisje dhe stagnim në diplomaci.
“Kosova ka shënuar regres me këtë qeveri në shumë fusha. Stagnim të plotë në diplomaci, asnjë njohje të re e anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Zero transparencë në dialogun me Serbinë”, tha ajo, përmes një postimi në Facebook.
Reagimi i plotë:
Sot janë bërë 7 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit (MSA), e cila vendosë kornizën e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për jetësimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (PSA) deri në anëtarësimin e plotë në BE. Kjo marrëveshje ishte arritur përgjatë qeverisjes së LDK kur Kryeministër ishte Isa Mustafa. Nuk kanë munguar marrëveshje të tilla të rëndësishme për vendin edhe në qeverisjen e Avdullah Hotit, por fatkeqësia më e madhe është se implementimi i saj nuk po bëhet nga Qeveria Kurti, e cila nuk ka bërë asgjë të mirë për vendin. Kosova ka shënuar regres me këtë qeveri në shumë fusha. Stagnim të plotë në diplomaci, asnjë njohje të re e anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Zero transparencë në dialogun me Serbinë. Vetëm vitin e kaluar mbi 42 mijë qytetarë e braktisen vendin si pasojë e keqqeverisjes Kurti.
Qeveri e kurthit, mashtrimit dhe dështimit!
Të tjera
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
Arton Demhasaj: Mobilizimi i madh në Strellc për një Kosovë Fituese dhe anëtarësim në NATO
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arton Demhas...
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...
-
Imri Ahmeti: Lipjani është bastioni i ndryshimit, së bashku me Lumir Abdixhikun do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...
-
Votat nga diaspora do të barten me autobus, KQZ: Drejtues do të jenë zyrtarët e MPJ, shkak mosnënshkrimi i tenderit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë...