Lajme

Krasniqi: Po dal nga ky takim jo shumë i sigurt që Kurti e di në çfarë rrugë ka hyrë e se si do të dalë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 08 November 2022

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka dalë nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai pas takimit ka thënë se nuk ka marrë përgjigje nga Kurti sa i përket Asociacionit e disa temave të rëndësishme për zhvillimet e fundit në vend.

Derisa ka theksuar se nga ky takim mori përshtypjen që Kurti dhe qeveria e Kosovës nuk e kanë ide se në çfarë rrugë kanë hyrë dhe aq më pak se si do të dalin me sukses nga kjo gjendje.

-Advertisement-

“Pyetjet e tua janë edhe pyetjet e mia që unë i bëra por nuk mora përgjigje. (Flet për Asocicaionin). Janë pyetje legjitime, por fatkeqësisht nuk kemi përgjigje. Unë erdha sot këtu pikërisht për këtë për të parë se çfarë mund të ndihmojmë dhe cilat janë planet e qeverisë por fatkeqësisht e pashë që qeveria e Kosovës dhe Kurti nuk e kanë idenë në çfarë rrugë kanë hyrë dhe se si do të dalin me sukses nga aty. Dal nga ky takim jo shumë i sigurt që qeveria e kryeministri e dinë në çfarë rrugë kanë hyre dhe si do të ruajnë Kosovën dhe territorin e saj ashtu siç e kemi pasë”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se Kurti ftoi në takim opozitën pas zhvillimeve të fundit në vend ku serbët lanë pozitat e tyre në institucionet e Kosovës, derisa gjendja është ende e tensionuar për shkak të vendimit për targat./Gazeta Infokus/

Abdixiku pas takimit me Kurtin: Pjesën më të madhe nuk kuptuam diçka të re dhe nuk pamë ndonjë plan konkret

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera