Lajme

Krasniqi përkujton dëshmorët e Drenicës: Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 30 April 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar dëshmorët e Drenicës, duke thënë se fundi i prillit të vitit 1999 për Drenicën shënon ndër ditët më të rënda të luftës për liri ku ranë 40 dëshmorë të UÇK-së.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Marinë e Vërboc.

“Fundi i prillit të vitit 1999 – për Drenicën shënon ndër ditët më të rënda të luftës për liri ku ranë 40 dëshmorë të UÇK-së në krye me heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe u martirizuan mbi 270 qytetarë nga Vërboci, Shtutica, Tërsteniku, Dosheci, Baki, Gllobari dhe fshatrat përreth. Për të shënuar 24 vjetorin e kësaj dite, e cila do të përkujtohet nga populli ynë përjetësisht, së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë bëmë homazhe në Marinë e Vërboc, ndërkaq në Shtuticë e Gllobar morëm pjesë në zbulimin e pllakave përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve”.

-Advertisement-

“Sa e shenjtë është liria që e gëzojmë sot dhe sa shumë sakrificë na është dashur të bëjmë si popull, historikisht, për të arritur në këtë ditë – na rikujtojnë çdo ditë përvjetoret e dëshmorëve dhe martirëve tanë, mbi gjakun e të cilëve qëndron sot shteti ynë i pavarur. Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera