Lajme

Krasniqi përkujton 45 civilët e vrarë para 24 vitesh në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 15 April 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se bashkë me kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe të varrezat e martirëve në Sllovi të Lipjanit.

Krasniqi u shpreh se kujtojnë me dhembje 45 civilët shqiptarë që u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga forcat serbe.

Poashtu, homazhe kanë bërë edhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.

-Advertisement-

“Nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët, të cilët u flijuan për ditët e bardha të lirisë që i jetojmë sot”, u shpreh Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera