Lajme

Krasniqi: Kurti s’ka nevojë të fshihet e mashtroj për dialogun, pranoi planin franko-gjerman me biftek përpara

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 09 February 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës se Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk e ka guximin për ta ushtruar përgjegjësinë që i takon në raport me zhvillimet e fundit për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

I pari i PDK-së, tha se Kurti për çështjen e dialogut nuk ka nevojë të fshihet dhe të mashtrojë, por të kryej përgjegjësinë ligjore e kushtetuese që i takon.

“Të jesh konsistent në qëndrime është parim fisnik në politikë. Të jesh pragmatik në politikë, do të thotë të veprosh duke ruajtur parimet. E vetmja gjë që s’është fisnike është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që të takon kur e mashtron vetveten që do t’i arrish qëllimet me sukses. Fatkeqsisht kjo është rruga që është duke e ndjekur Kurti në mënyrën se si është qasur qeverisjes në përgjithesi, në veçanti zhvillimeve të fundit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi”.

-Advertisement-

“Dua t’i bëjë të qartë Kurtit se për punën e dialogut nuk ka nevojë të fshihet e as të mashtrojë, të luaj rolin e shpëtimtarit e as tradhtarit. Për PDK-në mjafton ta ushtrojë përgjegjësinë konkrete ligjore e kushtetuese që e ka si kryeministër”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit nuk ishte e nevojshme që Kurti të tregonte nga një resturant për pranimin e propozimit franko-gjerman.

“Nuk ka nevojë me mshef prej Kuvendit as deputeteve asnjë prej pozicioneve në të cilat qëndron sot Kryeministri në raport me planin franko-gjerman. S’ka nevojë me na njoftu se e ka pranuar këtë plan nga nje restaurant me një biftek përpara, por këtu në kuvend ku janë përfaqësuesit e popullit. Nuk ka nevojë me e mshef para deputetëve aranzhmanet qe po i negocion në lidhje me Asociacionin, e as me prezantu kushte”, tha Krasniqi.

I pari i PDK-së gjithashtu theksoi se përballë Serbisë, Kurti gjithmonë do ketë mbështetjen, por se siç thotë ai procesi i dialogut nuk është plan privat mes tij e Vuçiqit, por është çështje shtetërore.

“Për dialog s’të kemi penguar e as lincuar, të kemi mbështetur, pasi perballë Serbisë jemi bashkë. Kryeministër duhet të arrish qëllimet shtetërore të Kosovës nga ai proces, përmes marrëveshjes që përmban njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Nuk është demokratike e as fisnore t’i bësh këto zhvillime duke u fshehur, duke i pranuar këto plane në Twitter, e duke i fshehur në Facebook. Dialogu si proces dhe aranzhmanet që dalin prej tij, nuk janë çështje private mes teje e Vuçiqit, por çështje shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, e s’ka nevojë të jesh as mistik, as hero e as tradhtar”, shtoi Krasniqi.

Kryetari i PDK-së gjithashhu përmendi edhe ambasadorin Martin Berishaj, i cili vazhdon të ushtrojë këtë detyrë, ndërsa kërkoi nga Kryeministri Kurti shkarkimin e tij.

 

“Si është e mundur që një person në skandalin më të madh rajonal, e temë në media evropiane, e ka fitu miliona të vazhdoj të qëndroj si ambasador duke perfaqesuar Kosoven, e ti si minister s’ke pasur guxim per komente. Larg temave të medha po i fshehni disa tema tjera”, tha Krasniqi ndërsa në fund iu drejtua Kurtit se kur do ta bëjë shkarkimin e Berishajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera