Lajme

Krasniqi bashkë me deputeten e VV-së vizitojnë Ferdonije Qerkezin: Zonja jonë e hekurt

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 08 March 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Ferdonije Qerkezin bashkë me deputetën e VV-së, Adriana Matoshi.

Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Qerkezi është zonja jonë e hekurt që ka humnur katër djemtë dhe burrin e saj në luftën e fundit në Kosovë.

“Edhe sonte, pata nderin që ta takoj në ekspozitën e Artan Korenicës, në të cilën u shfaq edhe një film i shkurtër për jetën e saj. “Mirë se vini në tavolinë” – është një ekspozitë e cila duhet të vizitohet nga të gjithë, që, të paktën për disa momente, secili të solidarizohet dhe të ndajë dhembjen me nanën Ferdonije dhe qindra familje të të pagjeturve të Kosovës”, shkruan Krasniqi.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Mirë se vini në tavolinën e nanës Ferdonije!

Janë disa personalitete para të cilave mbetesh pa fjalë, jo sepse nuk ke, por të gjitha të duken të varfëra për të përshkruar dhembjen, sakrificën, qëndresën, kurajon dhe jetën e tyre. Një e tillë është zonja jonë e hekurt, nana Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur katër djemtë dhe burrin e saj në luftën e fundit në Kosovë.

Edhe sonte, pata nderin që ta takoj në ekspozitën e Artan Korenicës, në të cilën u shfaq edhe një film i shkurtër për jetën e saj. “Mirë se vini në tavolinë” – është një ekspozitë e cila duhet të vizitohet nga të gjithë, që, të paktën për disa momente, secili të solidarizohet dhe të ndajë dhembjen me nanën Ferdonije dhe qindra familje të të pagjeturve të Kosovës.

Me këtë ekspozitë, Artan Korenica ka dëshmuar edhe një herë se është një nga artistët më të mirë dhe më origjinal që kemi. Faleminderit për të vërtetën dhe emocionet, Artan!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera