KQZ’ja tregon numrin e votuesve të infektuar në dy komunat ku do të mbahen zgjedhjet
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 28 November 2020
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale të përgatitjes së zgjedhjeve për kryetar që do të mbahen nesër në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për aktivitetet që kanë mbetur të kryhen nga ky institucion deri në hapjen e vendvotimeve, të dielën në orën 07:00.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut të cilat do të mbahen më 29 nëntor. Sipas planifikimeve me Planin Operacional ka mbetur që gjatë ditës së shtunë të bëhet rregullimi i Qendrave të Votimit. Ndërsa, të dielën në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dërgimi i materialit të ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Natyrisht se për KQZ-në këto zgjedhje janë më ndryshe nga herët e kaluara, pikërisht për faktin se organizohen në kohë pandemie, prandaj KQZ-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse”.
Elezi ka bërë të ditur edhe numrin e qytetarëve të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe për shkak të masave kufizuese nuk do të mund të shkojnë në vendvotime.
“Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka kontaktuar me qytetarët me të drejtë vote nga komuna e Podujevës të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me COVID-19. Janë kontaktuar rreth 500 persona dhe pothuajse gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar përmes ndonjërit nga ekipet lëvizëse që ditën e diele do t’i dërgojmë në adresat e këtyre votuesve. Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut janë kontaktuar 21 persona dhe shumë prej tyre deri më tani kanë shprehur vullnetin për të votuar. Të gjithë personat të cilët janë kontaktuar nga Komisionet Komunal të Zgjedhjeve të këtyre dy komunave, i takojnë listës zyrtare të cilën e kemi pranuar”.
Sipas KQZ-së, numri i vëzhguesve të akredituar për të vëzhguar procesin zgjedhor në këto dy komuna është rreth 1 mijë e 700 vëzhgues.
Numri më i madh i tyre përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, pastaj nga organizatat jo-qeveritare vendore si dhe nga mediat vendore e ndërkombëtare.
KQZ ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së shëndetit./KP
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...