KQZ mund të mbetet pa kryetare
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 16 May 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të mbetet pa kryetare ende pa u shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo mund të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Valdete Dakës, për t’u bërë kryetare e Gjykatës Supreme.
Këtë vendim, Gjykata Kushtetuese duhet ta marr pesë ditë pas datës së zgjedhjeve, pra me 16 qershor, pasi pikërisht në këtë datë skadon afati i masës pezulluese që i është vënë emërimit të Enver Pecit në krye të Supremës.
Me 16 mars, Daka e pati kontestuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 6 mars 2017, me anë të të cilit Peci ishte emëruar kryetar i Gjykatës Supremës, shkruan AktivPress
Të njëjtën ditë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama- Hajrizi e pati caktuar gjyqtaren Snezhana Botusharova si gjyqtare raportuese dhe kolegjin shqyrtues në përbërje të: Almiro Rodrigues (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.
Pas shqyrtimit të lëndës qe vendosur që të pezullohet procedura e emërimit të kandidatit për kryetar të Gjykates Supreme nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
“Vazhdimi i kësaj mase të përkohshme do të zgjasë deri më 16 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Me vendimin e 16 qershorit, duhet të njoftohet presidenti, pasi ai është autoriteti që e emëron kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Me Kushtetutë është e përcaktuar që kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të jetë nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatave me juridiksion apeli.
Me 16 qershor, mund të jenë të përfunduara zgjedhjet vetëm në rast se nuk evidenohen parregullësi në asnjë vend-votim apo në Qendër të numërimit të votave.
Nëse merret parasysh përvoja nga e kaluara, atëherë duhet llogaritur që edhe në këto zgjedhje do të ketë ankesa nga subjektet politike për parregullësi të mundshme zgjedhore./AktivPress
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...