Lajme

KQZ mban mbledhje në orën 11:00, ky është rendi i ditës

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 29 January 2021

Zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës, shkruan Gazeta Blic.Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje – Znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

-Advertisement-

3. Aktivitetet e ZRPPC-së:– Shqyrtimi dhe miratimi i udhëzuesit për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 14 shkurt 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditim të vëzhguesve.

4. Raport i Këshillave të KQZ-së:Këshilli për Operacione Zgjedhore:– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për bartjen e votuesve nga Qendra e Votimit 2133B që gjendet në shkollën fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” të fshatit Dashec për në Qendrën e Votimit 2132B që gjendet në shkollën fillore “Pavarësia” të fshatit Baks, komuna Skënderaj.– Shqyrtimi dhe miratimi i plotësimit dhe zëvendësimeve për anëtar të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat: Shtime, Zubin Potok, Mamushë dhe Graçanicë.

Këshilli për Buxhet dhe Financa:– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor financiar të KQZ-së për vitin 2020.– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të auditimit të brendshëm për vitin 2020.5. Të ndryshme;

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera