Lajme

KQZ fillon decertifikimin e kandidatëve që kanë qenë të dënuar

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 11 September 2017

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se KQZ është duke i shqyrtuar të gjitha aktgjykimet që janë dërguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe beson që sot do të fillojë decertifikimi i kandidatëve për kryetarë dhe kandidatë për asamble komunale, të cilët në tri vitet e fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.

Ajo duke komentuar apelin e vendeve të QUINT’it, bërë KQZ-së, që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara, ka thënë se është një kërkesë shumë legjitime dhe KQZ ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë me të gjithë ata që e kanë ndihmuar.

Sipas saj, sot KQZ do të fillojë t’i shikojë aktgjykimet e KGJK-së, në mënyrë që të zbatohet ligji në fuqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera