KQZ: 5,571 shtetas janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 07 October 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, me 29 gusht, që nga kjo datë janë regjistruar suksesshëm 5,571 shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët duan të votojnë në Zgjedhjet për Kuvend.
Për këto të dhëna ka bërë të ditur për RTKLive Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i regjistrimit do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 6,069 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 5,571, ndërsa 498 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë Elezi.
Në bazë të dhënave që ka prezantuar Elezi, vërehet qartë se regjistrimi për të votuar përmes postës mbetët mënyrë më e preferuar për shtetasit e Kosovës në krahasim me votimin fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
“Nga 5,571 aplikime të aprovuara, 1,912 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 651 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 3,008 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, njoftoi Elezi.
Në përgjithësi duke folur për përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, Elezi ka thënë se janë duke u zhvilluar njëkohësisht një numër i madh i aktiviteteve zgjedhore, të cilat ndërlidhen me votuesit dhe subjektet politike.
“Shumë nga aktivitetet zgjedhore të cilat ndërlidhen me votuesit kanë filluar dhe janë në zhvillim e sipër, siç është periudha për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024); periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës (29 gusht – 26 dhjetor 2024) dhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese (29 gusht – 28 dhjetor 2024). Gjithashtu, është duke u zhvilluar edhe periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë (1 shtator – 11 dhjetor 2024)”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me...
-
Reagon ashpër Berisha pas kërcënimit ndaj kreut të AAK-së: Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë heroin Ramush Haradinaj
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar ashpër ...
-
Ministria e Faton Pecit ka shpenzuar mbi 7 mijë e 500 euro për ‘Darkën e Lamës’
Mbi 7 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Bujqësisë, “Darka e Lamës”, e org...
-
Konjufca në takim lamtumirës me Hovenierin: ShBA-ja, aleati ynë më i madh, do të angazhohemi për të forcuar edhe më shumë raportet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim lamtumirës ...
-
Haradinaj takon sindikalistët e Shëndetësisë: Ikja e mjekëve ndalet vetëm me përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjes së pagave
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Bllokohen mandarinat shqiptare/ Disa vende të BE-së i kthejnë në kufi: Nivele të larta të pesticideve
Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me man...
-
Nëna e Martin Canit: Zemra ime është e thyer, kam çdo moment buzëqeshjen e tij
Ndërsa është bërë një muaj nga vrasja e Martin Canit, një protestë është zhvi...
-
Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-...
-
“Ky veq plụmbin e ka hak”, reagon AGK-ja pasi u kërcënua me vrạsje Ilir Mirena
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për kërcënimin me vrasje ndaj ...
-
Reagon drejtori i menzës për fotografitë me krimba në ushqimin e studentëve: “Është fotografi e vjetër”
Sot deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka publikua...
-
Ndalohen nga tregu mallra në vlerë të 30 mijë eurove
Dogana dhe Policia e Kosovës në orët e pasdites së djeshme kanë ndaluar dy au...
-
Samiti në Bruksel mbledh liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kol...