KPK dhe ZKPSH i reagojnë Kurtit për deklaratën e tij në Kuvend për Deharin: Përbën ndërhyrje dhe presion në punën e Prokurorisë
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 03 December 2024
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë reaguar deklaratave të kryeministrit Albin Kurtit, ku dje (e hënë), kishte hedhur akuza ndaj këtij institucioni dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt.
Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës kishte folur për rastin e Astrit Deharint ku kishte thënë se Prokuroria s’është reformuar, ndërsa e akuzoi kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Në këtë komunikatë nga KPK, kanë thënë se deklaratat e kryeministrit janë për raste individuale duke i interpretuar ato në mënyrë dëshirore e pa i ditur faktet është duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) detyrohen që edhe një herë të reagojnë ndaj deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, konkretisht ndaj deklaratës së Kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili dje nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza të padrejta në drejtim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj. Deklaratat e Kryeministrit për raste individuale, duke i interpretuar ato në mënyrën e tij dëshirore, pa i ditur faktet dhe duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme, lëndojnë ndjenjat e familjarëve të të ndjerëve, përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë dhe cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, kanë thënë nga Këshilli Prokurorial.
Ndryshe ata kanë thënë se qasja e kryeministrit e dëmton funksionimin e institucioneve demokratike.
Tutje kanë shtuar se Kurti është duke e zgjedhë rrugën e sulmeve ndaj institucioneve të Prokurorisë së Shtetit.
“Një qasje e tillë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dëmton funksionimin e institucioneve demokratike dhe ka për qëllim minimin e reputacionit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet institucionale për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe në vend që Kryeministri t’i mbështesë kërkesat buxhetore të sistemit prokurorial, ai zgjedhë rrugën e sulmeve ndaj institucioneve të Prokurorit të Shtetit”, kanë shkruar në komunikatë.
Ndryshe nga KPK dhe ZKPSH, i kanë bërë thirrje të parit të ekzekutivit dhe partisë në pushtet që të jenë të përmbajtur dhe të tregojnë sjellje të përgjithshme.
“Andaj, KPK dhe ZKPSH i bëjnë thirrje Kryeministrit të vendit, anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të partisë në pushtet që të jenë të përmbajtur, të tregojnë sjellje të përgjegjshme institucionale dhe të mos tentojnë që përmes diskursit dhe retorikës politike ta sulmojnë sistemin prokurorial.”, thuhet tutje në komunikatë.
Ndryshe dje kryeministri Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës para foltores ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë prokurorinë dhe gjyqësinë, prandaj ende s’është zbardhur rasti i Astrit Deharit.
Ai në seancën tha se qeveria ka ndryshuar katër vjet më parë, por njerëzit kryesor në Këshillin Prokurorial dhe Gjykatën Kushtetuese janë ende të njëjtë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë, edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016, Astrit Dehari. Por Prokuroria nuk është reformuar… Në vitin e ardhshëm i bëjmë 4 vjet në qeverisje, por KPK-ja është e njëjta. Aty në krye edhe më tutje me ndikim e me funskion është Blerim Isufaj”, tha ai./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Policia jep detaje për aksidentin në mes një kamioni e tre veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet sot ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Haradinaj: Kjo qeveria e territ, kurrë asgjë nuk qiti në dritë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të...
-
Dakaj ironizon: Kjo qeveri i ka subvencionu qytetarët me klima, sot del ju thotë me kursy rrymën
Gazetari, Shkelzen Dakaj ka komentuar reduktimet e shumta me energji elektrik...
-
Aksident zinxhiror në qendër të Prishtinës, përfshihen një kamion dhe 3 vetura
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Kuti i bën sërish thirrje mërgatës për regjistrim: Katër minuta të kohës suaj, katër vjet vendimtare për Kosovën
Përmes një video të publikuar në Facebook, nga vetura, Kryeministri Albin Kur...
-
Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani
Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se ...
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...