Lajme

KOSTT thotë se ndalja e rrymës në Prishtinë s’ka lidhje me incidentin në Veri – furnizimi me energji i sigurt në gjithë territorin

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 29 November 2024

KOSTT ka informuar qytetarët se incidenti që ka ndodhur në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1.

Nga kjo kompani thonë se furnzimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.

“ KOSTT informon të gjithë qytetarët e afektuar dhe të gjitha palët e interesuara se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar. Furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera