Fun & Video

Kostoja e një leje për tu pajisur me një makinë në Singapor tejkalon vlerën e 106 mijë dollarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 05 October 2023

Sistemi i me leje të posacme funksionon prej 10 vitesh, por nuk ka arritur ndonjëherë një vlerë kaq të lartë për certifikimin.

Pronarët e mundshëm të makinave në Singapor duhet të kenë detyrimisht një document të tillë ndryshe nuk mund të drejtojnë një mjet.

Ato shiten në ankande çdo dy javë, ku qeveria kontrollon numrin e certifikatave për shitje.

-Advertisement-

Me taksat dhe detyrimet e importit, sistemi e ka bërë Singaporin vendin më të shtrenjtë në botë për të blerë një automjet.

Për shembull, një standard i ri Toyota Camry Hybrid kushton rreth 250,000 dollarë në Singapor, që përfshin koston e një leje dhe taksat, rreth gjashtë herë më shtrenjtë se në SHBA.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të certifikatav ve për makina më të vogla, motoçikleta dhe automjete komerciale.

Çmimet e lejeve për makinat kanë arritur nivele rekord për disa muaj me radhë, pasi një rimëkëmbje pas pandemisë ka rritur kërkesën.

Leja më e lirë kushton 104,000 dollarë amerikanë, e cila pothuajse është trefishuar që nga viti 2020.

Pavarësisht se është relativisht një vend i vogël, Singapori ka numrin më të madh të milionerëve në botë.

Qeveria është e prirur të inkurajojë banorët të përdorin sistemin e transportit publik, i cili është renditur gjithashtu si një nga më të mirët. Qyteti-shtet, i cili ka një popullsi prej rreth 5.5 milionë banorësh, kishte pak më pak se 1 milion makina private në qarkullim deri në fund të vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera