Kosovo Online: Edhe doganierët serbë në Jarinje e Bërnjak japin dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus
13:18 | 10 November 2022
Doganierët serbë të punësuar në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, gjatë ditë së enjte kanë dhënë dorëheqje, pas largimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, si dhe gjykatësve dhe prokurorëve serbë.
Kështu të paktën raporton mediumi serb me seli në Kosovë, Kosovo Online.
Sipas tyre dorëheqja është një akt moral dhe shenjë solidariteti me serbët e Kosovës dhe dëshmi e mospajtimit me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serb.
Sipas mediumit serb, doganierët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre shefit të ndërrimit në Jarinje dhe i njëjti pritet që t’i përcjellë ato institucioneve relevante në Prishtinë.Ndryshe “Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.
Kjo, pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës do të tërheqë vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.
Kryetari i Listës Serbe (njëkohësisht ministri për Komunitete dhe Kthim), Goran Rakiç, u dorëhoq nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.Edhe Igor Simiç, i cili është deputet në radhët e Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Serbët kanë vendosur që të largohen edhe nga gjyqësori si dhe Policia.“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, theksoi Rakiç pas takimit.

Të tjera
-
Izraeli do të përgjigjet “me forcë” kundër Iranit
Ministri izrelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se ka urdhëruar ushtr...
-
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmb...
-
Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa t...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Vuçiqi ndalon eksportin e armëve, thotë se ‘qortimet‘ nga Rusia nuk janë arsyeja
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka d...
-
Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vra*sje në Viti që ndodhi në muajin pril
Personi i dyshuar për një rast të tentim vrasjes që ndodhi më 14 prill në kom...
-
Shkelën rregullat e qëndrimit, disa kosovarë ndalohen në aeroport në Gjermani
Të dielën (22 qershor 2025) policia kufitare në Aeroportin e Memmingenit të G...
-
AAK fajëson Vetëvendosjen për humbjen e fondeve: Ngërçi ka emrin e VV-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj...
-
Shtëpia e Bardhë pas vendimit për armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit: Besoni në Trumpin
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit Donald Trump pas l...
-
Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës në Suharekë
Një burrë nga Suhareka ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universit...
-
Izraeli rihap hapësirën ajrore
Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve t...
-
Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit- Bie çmimi i naftës
Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën (so...