Lajme

Kosovës i duhen dy institute të mjekësisë së punës

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 16 March 2018

Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë ka raportuar për gjendjen e instituteve të mjekësisë së punës dhe rekomandimet që dolën, bazuar në të gjeturat nga vizita e fundit të këtyre institucioneve në Obiliq dhe Gjakovë.

Anëtarët e Këshillit përmes një raport të shkruar, i aprovuar njëzëri nga të gjithë të pranishmit, rekomanduan që, Republikës së Kosovës, aktualisht i duhen dy institucione të mjekësisë së punës, shkruan Infokusi.

Po ashtu, Qeveria duhet të formojë një komision, i cili do të shqyrtojë gjendjen aktuale të Institutit të Mjekësisë së Punës në Obiliq dhe të dalë me një vendim konkret. Këshilli ka dalë me rekomandime edhe për Institutin Kombëtar të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, për të cilin u konstatua se ka nevojë për specializimin e kuadrove të reja në fushën e mjekësisë së punës.

-Advertisement-

Në këtë takim është rekomanduar dhe propozuar që Ministria e Shëndetësisë të hartojë listën e sëmundjeve profesionale, bazuar në specifikat ekonomike të Kosovës

Në përfundim, Këshilli ka miratuar edhe planin e punës dhe aktiviteteve konkrete për vitin 2018. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera