Sport

Kosovë – Hungari, Mirela Gjikokaj premton maksimumin e saj

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 30 May 2018

Ndeshja Kosovë – Hungari zhvillohet sot (e merkurë) nga ora 18:00 në Ferizaj. Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti, shkruan infokusi.

Lajmi i mirë për kombëtaren është se disa ditë më parë me vashat tona është bashkuar edhe njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Mirela Gjikokaj.

LEXO EDHE: Sonte Kosova-Hungaria

-Advertisement-

Gjikokaj bënë karrierë në Norvegji, ndërsa ka premtuar maksimumin e saj dhe të bashkëlojtareve në ndeshje ndaj hungarezeve.

“Për ndeshjen me Hungarinë, por edhe për atë me Holandën që është më pas, jemi të përgatitura. Do të mundohemi të japim maksimumin edhe pse kemi disa mungesa të lojtareve për shkak të lëndimeve. Dihet që luajmë me dy superfuqi botërore të hendbollit të femrave dhe synimi ynë është të paraqitemi sa më mirë në këto lojëra”, ka thënë Gjikokaj.

Ajo pret përkrahjen e shikuesve për ndeshjen në Ferizaj. “Shpresojmë të kemi paraqitje të mirë kundër Hungarisë kur dihet që luajmë para publikut tonë dhe shpresojmë të kemi përkrahjen e shikuesve që të tregojmë lojë më të mirë”, ka deklaruar Gjikokaj.

Pas kësaj ndeshje Kosova luan me Holandën më 2 qershor në Almere te Holandës, në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikimeve.

Kombëtarja jonë është pjesë e grupit të shtatë. Është e fundit pas katër humbjeve.Udhëheqin Holanda e Hungaria me nga gjashtë pikë, kurse Bjellorusia i ka katër. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera