Lajme

Kosovari i gjen 7 mijë euro në Gjermani, i kthen në polici

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 10 February 2018

Taulant Baftjaraj, një kosovar që jeton në Gjermani ka bërë një gjest që na bën krenar edhe neve. Taulanti e ka gjetur në një rrugë në Gjermani një kuletë me para në vlerë prej 7000 eurosh. Ai ka vendosur që kuletën me para të dorëzoi në polici.

Kjo konfirmohet edhe nga dokumenti i policisë gjermane që saktëson shumën e parave dhe gjestin bujar të djaloshit kosovar.

“Diqka qe nuk asht e jotja nuk te takon ty edhe pse duhet shumm njers me derdh per ato pare ? Ma mir me ndjers e hallall e me u kan i qet nzemer” ka thene Taulanti për këtë gjest të tij./indeksonline/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera