Ekonomi

Kosovarët pushojnë 29 ditë në vit

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 01 May 2018

E fundit, e parafundit apo në 10-shen e fundit. Kjo është renditja që merr zakonisht Kosova në raporte në krahasim me vendet e tjera më të zhvilluara të Evropës.

Por, sa i përket pushimit nuk qëndron edhe aq keq në renditje. Për numër të ditëve të pushimit vjetor, vendi më i varfër në rajon zë të njëjtin vend me shtete të zhvilluara si Gjermania, Irlanda e Ukraina.

Ndërsa, ua kalon Zvicrës, Turqisë e Greqisë, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Prej 1 janarit e deri më 31 dhjetor, kosovarët i kanë gjithsej 29 ditë pushimi. Këto ditë pushimi atyre u paguhen, ndonëse kosovarët as nuk e qesin hapin për në punë.

Vetëm ditë festa zyrtare në Kosovë janë nëntë ditë, përfshirë këtu edhe Ditën e Evropës- 9 majin, që nuk festohet në asnjë vend tjetër përveç Kosovës.

E në mesin e vendeve që kanë më së shumti ditë pushimi renditet Shqipëria. Nga festat e Vitit të Ri deri tek Dita e Flamurit dhe lejet vjetore shqiptarët kanë 34 ditë pushimi të paguara.

Sipas Kodit të Punës, në Shqipëri janë 20 ditë pune leje vjetore, apo 28 ditë kalendarike. Ndërsa festa zyrtare numërohen 14,. Ditët kur festat zyrtare përkojnë të dielën, e hëna është ditë pushimi (kjo është llogaritur vetëm si një ditë pushimi), shkruan Monitor, transmeton Infokusi.

Për sa i përket ditëve totale të paguara, Shqipëria numëron rreth 34 ditë, numri më i lartë në rajon. Më pas renditet Mali i Zi me 32 ditë pushimi të paguara, Bosnja me 31, Serbia me 31, dhe Kosova me 29.

Në krye të klasifikimit si vend me më shumë ditë pushimi të paguara është Malta me 40 ditë, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Franca dhe Spanja me 36 ditë pushimi. Në vend të tretë është Italia së bashku me Gjermaninë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar me 32 ditë pushimi.

Ndërsa vendet që kanë numrin më të ulët të pushimeve, me 21 ditë, janë Izraeli, Greqia me 24 ditë dhe Turqia me 26./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy