Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e parë nën drejtimin e Gihla

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 08 November 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll pasditen e së hënës ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e muajit nëntor, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ janë stërvitur për herë të parë nën drejtimin e Primoz Gihlas, i cili është trajner i përkohshëm i Kosovës pas shkarkimit të Bernard Challandesit.

Elbasan Rashani, Lirim Kastrati, Bersant Celina dhe Zymer Bytyqi nuk ishin pjesë e stërvitjeve.

-Advertisement-

Kosova fillimisht do ta luaj miqësoren ndaj Jordanisë, që zhvillohet të mërkurën në Prishtinë, e me pas përballjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që zhvillohet të dielën ndaj Greqisë në Athinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera