Auto&Tech

Kosova vend i maraklive të veturave, 466 Porsche të regjistruara më 2021

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 04 January 2022

Porsche, Land Rover, Mercedes, Jaguar, Audi e BMW janë markat e veturave luksoze që tejkalojnë numrin treshifror për kah regjistrimi vetëm përgjatë këtij viti.

Sipas të dhënave prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, përgjatë 2021-ës në Kosovë u regjistruan 466 Porsche.

Linjat e markave luksoze që dominojnë për kah numri i regjistrimit janë si vijojnë: Audi 26,543 dhe Mercedes 24,118.

-Advertisement-

Në Kosovë dominojnë edhe veturat e tipit ‘Land Rover’, linjat nga e cila u regjistruan 2,477 copë vetëm sivjet në vend.
Në anën tjetër, në Kosovë figurojnë të jenë të regjistruara edhe 188 vetura të tipit ‘Jaguar’, që shquhet si model luksoz.

Marka e cila vazhdon të jetë më e pëlqyera në mesin e kosovarëve është ajo e Volkswagenit. Vetëm përgjatë këtij viti, 105.881 vetura të tipit Volkswagen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera