Kosova udhëheq në botë me përkrahjen ndaj Trumpit
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 19 January 2018
Anipse mbështetja për lidershipin e SHBA ka rënë në shumicën e pjesëve të botës, sondazhi i fundit i Gallup tregon se kosovarët dhe shqiptarët mbeten adhuruesit më të palëkundur të Amerikës.
Gjersa, miratimi i udhëheqjes amerikane dhe kreut të saj, Donald Trump ndryshon në vendet e rajonit të Ballkanit, kjo anketë tregon se mbështetja është më e lartë në Kosovë sesa në çdo vend tjetër të Evropës.Sondazhi i publikuar të enjten tregoi se 75 përqind e njerëzve në Kosovë mbështesin punën e udhëheqjes së SHBA-ve.
Shqipëria fqinje vjen e dyta, me 72 për qind mbështetje, thuhet në raport, transmeton Klan Kosova.
“SHBA-të morën miratimin e shumicës në vetëm tre vende apo zona në Evropë në vitin 2017 – Kosova, e cila udhëheq rajonin dhe botën në miratimin e udhëheqjes amerikane, Shqipëria, e cila renditet e dyta në mbarë botën dhe Polonia”, theksohet në raport.
“Nuk është e pazakontë që të shohësh kosovarët dhe shqiptarët në krye të listës së miratimit; këto dy popullata japin zakonisht vlerësime të larta të udhëheqjes amerikane”, potencohet në këtë sondazh.Megjithatë, raporti tregoi se edhe në këto dy vende përkrahja për Amerikën kishte rënë në krahasim me vitin e kaluar.
Ndërkohë, mbështetja për liderin amerikan ishte shumë më e ulët gjithkund tjetër . Në Maqedoni, 45 përqind mbështesin udhëheqjen e tanishme të SHBA-ve, ndërsa 34 përqind jo, ndonëse shkalla në Maqedoni ishte më e lartë se ajo që kishte qenë.
“Në Maqedoni, e cila rinovoi përpjekjet e saj të mbështetura nga SHBA për t’u bashkuar me NATO dhe Bashkimin Evropian, miratimi u rrit nga 30 për qind në 45 për qind.
Miratimi i saj për udhëheqjen e BE-së u rrit po aq gjatë në të njëjtën kohë, nga 41 përqind në 54 përqind”, tregon sondazhi.
Në Kroaci, mbështetja për Trump është vetëm 24 për qind, që ishte një rënie prej 20 pikësh në krahasim me vitin e kaluar.Në ndërkohë q, Serbia është në fund të nivelit të përkrahjes në Evropë, me vetëm 16 përqind mbështetës.Anketa u krye në 134 vende dhe fusha.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...