Sport

Kosova U21 rikthehet te fitorja, mposhtë Andorrën U21 midis Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 13 October 2020

Kombëtarja e Kosovës U21 pas pesë humbjeve rresht më në fund është rikthyer të fitorja në kualifikimet për Kampionatin Evropian për grupmoshat U21, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ në mungesë të katër lojtarëve që rezultuan pozitiv me ‘Covid-19’, i’a dolën ta mposhtin Andorrën U21 me rezultat minimal 1-0.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, golin e vetëm për kosovarët e shënoi Mirlind Daku.

-Advertisement-

Sulmuesi i Ballkanit realizoi në minutën e 62’ për ti dhuruar fitore kombëtares së tij pas pesë humbjeve rresht.

Pas kësaj fitoreje Kosova renditet e katërta me 9-të pikë, ndërsa Andorra e fundit me 5 sosh.

Ndeshjen e ardhshme ‘Dardanët’ e luajnë kundër Shqipërisë me 13 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera