Kosova U21 e gatshme për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus
13:12 | 09 October 2019
Përfaqësuesja e Kosovës U21 në një konferencë për media që ka mabjtur në prag të ndeshjes me kombëtaren e U21të Shqipërisë shpreson për rezultat pozitiv nga Elbasani.
Sipas trajnerit Rafet Prekazi një fitore e mundshme ndaj Shqipërisë do t’i rriste gjasat për një kualifikim të mundshëm për Kosovën.
Prekazi: Me Shqipërinë, si ndeshjet e kaluara
“Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë është ndeshja e radhës, sikur edhe ndeshjet tjera. Sa i përket lëndimeve nuk merrem shumë me ekipet kundërshtare, sepse edhe ne i kemi problemet tona me disa lojtarë, por për mua personalisht por edhe për çdo njeri normal që është trajner këto nuk janë ndonjë gjë që nuk ndodhin sepse në futbollin modern dihet se futbolli është agresiv dhe në futbollin agresiv janë të mundshëm edhe kësi lëndimi, edhe ne akoma nuk jemi të sigurt deri sa të takohemi me disa lojtarë. Sido që të jetë sikur edhe çdo ndeshje edhe këtë, edhe të kaluarën edhe të ardhmen dihet motoja e Kosovës, popullit të Kosovës, Dardanëve, lojtarëve, kemi me shku me lujt me moton me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe”, tha Prekazi.
Prekazi tutje tha se është bërë një bujë e madhe për këtë ndeshje, sa i përket përballjes së Kosovës dhe Shqipërisë, por sipas tij mes shqiptarëve nuk ka dallim dhe suksesi i njërës kombëtareve do të jetë suksesi i të gjithë shqiptarëve.
Prekazi: Nuk ka dallim mes shqiptarëve
“Lojtarët që kanë shkuar për Shqipërinë ne iu kemi dëshiruar më të mirën, sepse çdo shqiptar që ka sukses në futboll është suksesi i jonë, por ne kemi pasur probleme me viza të lojtarëve tanë dhe nuk ka qenë e logjikshme që lojtarët t’i themi mos me shku dikun me luajt se lojtari ka interesin personal me shku sa më lart. Ne asnjë lojtarit, asnjëherë edhe tash kryetari Ademi nuk kemi bërë kësi biseda kemi punuar çdoherë për të mirën e futbollit”, u shpreh Prekazi.
Ndërkohë mbrojtësi i Kosovës, Lirim Kastrati tha se kjo ndeshje do të jetë e veçantë për të, pasi që më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë U17, ndërsa shpreson që do të arrijnë rezultat pozitiv në mënyrë që të vazhdojnë ecurinë e mirë në grupin e tyre kualifikuese.
Kastrati: Shpresojmë në rezultat pozitiv
“Ka me qenë një lojë e mirë. Nuk ka me qenë një lojë si të gjithë të tjerat është pak ndryshe, mirëpo kjo nuk do të thotë asgjë. Ne kemi me lujt lojën tonë, kemi më dhënë maksimumin për me pas një rezultat të mirë dhe ne kemi me jap më të mirën për të ecur përpara në grupin tonë”, u shpreh Kastrati.
Kujtojmë që Kosova sot do të nis edhe përgatitjet për këtë ndeshje, ndërsa në listë mungon Arton Zekaj i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen me klubin e tij dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Kjo ndeshje zhvillohet më 15 tetor në Elbasan Arena në Shqipëri.

T� tjera
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...































