Sport

Kosova sot mëson kundërshtarët e mundshëm, në rast kualifikimi në “Euro 2020”

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 22 November 2019

Kombëtarja e Kosovës sot pritet të mësojë kundërshtarët për Kampionatin Evropian 2020, gjithnjë nëse arrin të kualifikohet.

Sot në Nyon të Zvicrës në ora 12:00 hidhen goglat që do të zbulojnë grupet e evropianit.

Në njërin nga grupet do të lihen edhe vendet që vijnë nga fituesit e Ligës së Kombeve.

-Advertisement-

Kosova ndodhet në Ligën D, ku në gjysmëfinale do të luajë me Maqedoninë e Veriut. Nëse shënon fitore takohet me fituesin e çiftit Bjellorusia – Gjeorgjia.

Sot po ashtu në Nyon hidhet shorti për vendin mikpritës të finales së Ligës së Kombeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera