Kosova siguron grurë, ai pritet të vijë nga Shtetet e Bashkuara

Autori: Gazeta inFokus
15:39 | 29 March 2022
Kosova nuk ka mundësi të përmbushë nevojat me grurë në mënyrë vetanake. Importi nga Serbia dhe nga vendet tjera ka qenë i domosdoshëm. Por pas shpërthimit të luftës në Ukrainë shumë vende ndalën shitjen e grurit. Por, tashmë Kosova ka marrë përgjigje pozitive nga shtetet perëndimore dhe nga SHBA-të për mundësinë e importit të grurit nga këto shtete. Kosova shumë shpejt mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit amerikan.
Duke parë rrezikun e përshkallëzimit të mëtejmë të luftës në Ukrainë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë përgjigje pozitive nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket importit të grurit në të ardhmen edhe nga SHBA-ja.
“Kosova nuk ka pasur varësi për import të grurit nga Ukraina, por nga Serbia. Por, fatmirësisht kemi marrë përgjigje pozitive nga shtetet e perëndimore dhe nga SHBA-ja për mundësinë e importit të grurit nga këto shtete. Pra, Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit amerikan”, tha ajo gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi të martën.
Hajdari shtoi se vendi duhet të përgatitet për rritjen e rezervës shtetërore.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, ka kërkuar raport të veçantë për rezervën shtetërore nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Shala ka kërkuar raport për rezervat shtetërore, dhe siç tha ai për shpenzimet e shumës prej 10 milionë euro të ndara nga Qeveria.
Hajdari të martën nuk ishte në gjendje të raportojë lidhur me këtë çështje, por premtoi se në një mbledhje të ardhshme do të raportojë për rezervën shtetërore, që sipas saj, është sekreti shtetëror i përcaktuar me ligj.
Ajo ka treguar se gjatë vitit 2021, numri i ankesave të konsumatorëve është rritur për “200 ose 300 për qind krahasuar me vitin paraprak”.
Ndërkohë tha se gjatë vitit të kaluar, niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.
Hajdari shtoi se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.
Ajo ka njoftuar anëtarët e Komisionit për projektligjet e miratuara nga Kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit. Hajdari po ashtu ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA-së janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit që shkoi.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...