Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të 882 milionë eurove të BE-së, kërkesa për disbursim ende në vlerësim
Autori: Gazeta inFokus
08:23 | 19 Tetor 2026
Komisioni Evropian ka ndarë 61.8 milionë euro në formë të parafinancimit për Kosovën, në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), ndërsa kërkesa e parë për disbursimin e mjeteve është aktualisht në proces të vlerësimit.
Kështu ka dekaluar për Telegrafin një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke theksuar se mjetet janë liruar më 16 prill 2026, pas ratifikimit të marrëveshjeve për instrumentin dhe huanë nga Kosova në fillim të shkurtit.
“Në mars, Kosova miratoi një vendim për strukturën e zbatimit dhe emëroi një koordinator për Instrumentin për Reforma dhe Rritje”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.
Sipas Komisionit Evropian pas afatit të qershorit 2026, Kosova në korrik dorëzoi kërkesën e parë zyrtare për disbursim, në përputhje me afatet e përcaktuara.
“Kjo kërkesë mbulon zbatimin e gjithsej 64 hapave që nga themelimi i instrumentit deri në qershor 2026”, thuhet në përgjigje.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të fondeve nëse nuk i përmbush reformat brenda afatit të lejuar.
“Ashtu si të gjithë përfituesit e tjerë të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, Kosova rrezikon të humbasë fondet nëse nuk e përmbush një hap deri në përfundimin e periudhës shtesë”, thuhet në përgjigje.
Sipas Komisionit, kjo periudhë ka përfunduar në fund të qershorit 2026 për 13 nga 64 hapat, të cilët fillimisht ishin planifikuar të përmbusheshin në qershor të vitit 2025.
Megjithatë, institucioni evropian nuk ka bërë të ditur ende rezultatin e vlerësimit të kërkesës së Kosovës.
“Shërbimet e Komisionit aktualisht janë duke e vlerësuar këtë kërkesë”, thuhet në përgjigje.
Afati i ardhshëm i raportimit është janari i vitit 2027. Në këtë periudhë, sipas Komisionit, do të përfundojnë periudhat shtesë për hapat që fillimisht ishin paraparë të përmbusheshin në dhjetor të viteve 2024 dhe 2025.
Në kuadër të këtij instrumenti, Kosova mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, në varësi të përmbushjes së reformave të përcaktuara në Agjendën e Reformave, si dhe plotësimit të parakushteve dhe kushteve të përgjithshme.
“Disbursimi i fondeve nga BE-ja i nënshtrohet vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave, si dhe respektimit të kushteve të përgjithshme dhe parakushteve”, thekson Komisioni Evropian.
Ndryshe edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës të realizuar në Kosovë në fillim të këtij muaji, përmendi mbështetjen financiare përmes Planit të Rritjes, duke thënë se Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro.
“Kosova mund të marrë 882 milionë euro sipas Planit të Rritjes. Keni marrë 62 milionë euro si parafinancim”, tha ajo.
Sipas Von der Leyen, zbatimi i reformave dhe përdorimi i instrumenteve të Planit të Rritjes mund ta afrojë Kosovën me tregun e përbashkët evropian.
“Plani i Rritjes mund t’ju çojë më afër tregut të përbashkët”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































