Fokus

Kosova përsëri në Guinness, Arbnora Fejza – Idrizi shkruan historinë për herë të katërt

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 07 December 2023

Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj ka shkruar historinë, ku për herë të katërt hyri në librin e rekordeve Guinness përmes artit origami, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo në nder të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, krijoi flamurin kuq e zi me përmasa gjigante e ku u shtri mu në zemër të Kosovës.

Kjo punë e jashtëzakonshme e bëri Kosovën të hyjë përsëri në librin Guinness si flamuri më i madhi në histori i punuar në një mënyrë krejtësisht unike dhe nga duart e një gruaje.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar vetë Idrizi përmes një postimi në “Facebook”, ku u shpreh falënderuese për gjithë mbështetjen.

“Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit. “Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im!”, shkruan ajo.

Ndryshe gazetarja Elvira Haxhiu ka xhiruar edhe momentin e realizimit të këtij flamuri gjigand nga duart e Arbnorës.

Për të parë më shumë ndiqeni storien e realizuar pikërisht për këtë flamur i cili bëri Kosovën përsëri pjesë të librit Guinness:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera