Sport

Kosova përballë elitës botërore në “Spanja 2019”

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 16 April 2019

Me suksesin në IHF Trophy, Kombëtarja jonë e juniorëve ka siguruar paraqitjen në kampionatin botëror të juniorëve (U21) që në verë mbahet në Spanjë (16 – 28 korrik).

Është hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës do të luajë në garën më të madhe. Kosova është njëra prej 24 kombëtareve më të mira në botë, kurse synim është paraqitja dinjitoze. Në Spanjë, FHK-ja do të shkruajë kapitull të ri të historisë së sportit kosovar.

Kombëtaret pjesëmarrëse të botërorit: Spanja, Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia, Kroacia, Islanda, Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria, Danimarka, Kosova (Evropë), Korea, Japonia, Bahrejni (Azi), Egjipti, Tunizia, Nigeria (Afrikë),Argjentina, Brazili, Kili (Amerikë e Jugut), SHBA-ja (Amerikë e Veriut), Australia (Oqeani)

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera