Kosova pa sistem të trungut familjar
Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 28 January 2023
Vetëm në Komunën e Prishtinës çdo vit bëhen mbi 5 mijë kërkesa për bartje të trashëgimisë. Por, përgjegjësinë për krijimin e një sistemi të mirëfilltë të të dhënave e mban Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia për Regjistrim Civil.
Zyrtarët e kësaj agjencie kanë hequr përgjegjësinë nga vetja, duke theksuar se lëshimi i dëshmisë së vdekjes është kompetencë e komunave, por nuk janë përgjigjur nëse në kuadër të kompetencave të kësaj agjencie, ka plane për të zgjidhur problemin e adresimit të të dhënave, përmes krijimit të projektit që ofron të dhëna për trungun familjar.
Krijimi i këtij mekanizmi nga kjo agjenci do t’u mundësonte të gjitha institucioneve qasjen e lehtë për informim dhe verifikim të të dhënave.
Rrjedhimisht, ky sistem nuk do t’i linte hapësirë ndërgjegjes qytetare për të marrë vetë vendime, e për të mundësuar shkeljen e ligjit.
“Është shumë e rëndësishme që kjo çështje të adresohet sa më shpejtë sepse ka nevojë që të ekzistoj një mekanizëm shtetëror qoftë në formë të një sistem të dixhitalizuar që të mund ti identifikuar të gjithë qytetarët kush është trashëgimlënësi .. që të mos lejohet as keqpërdorimi as ndonjë mangësi që do të pamundësonte identifikimin e trashëgimtarëve..”, thotë Arrita Rezniqi, hulumtuese ligjore në Institutin e Kosovës për Drejtësi, për”Betimi për Drejtësi”.
Deri në ndërmarrjen e hapave nga institucionet shtetërore, trashëgimia e barabartë për të gjithë pasardhësit do të vazhdoj të jetë në rrezik.
Derisa, prokuroritë e gjykatat do të mbushën me lëndë për diçka që përgjigja adekuate do të mund të jepej qysh në hapin e parë të procesit.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...