Kosova organizon për herë të parë Kupën e Botës në hendboll për universitete
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 12 July 2022
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në Kosovë për herë të parë do të bëhet organizimi i lojërave për Kupën Botërore Universitare në Hendboll, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në “Facebook”, kjo ministri ka bërë të ditur se 14 ekipe nga universitete dhe vende të ndryshme të botës do të garojnë për titullin e më të mirit në hendbollin universitar.
“Në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë është mbajtur ceremonia hapëse e FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të organizuara në Kosovë. 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës, do të garojnë për titullin e më të mirit në botë në hendbollin universitar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Po ashtu kanë bërë të ditur se Kupa Botërore në Hendboll për Universitete do të zhvillohet deri më 17 korrik dhe mbahet nën organizimin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës dhe mbështetet nga MKRS-ja.
“Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, anëtari i Bordit Ezekutiv të Federatës Botërore të Sportit Universitar (FISU), Gabriel Kotchofa, drejtori ekzekutiv FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, Musa Selimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, zëvendësministrja Daulina Osmani, sekretari i MKRS, Bislim Bislimi, përfaqësues të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe të Universitetit të Prishtinës. Kupa Botërore në Hendboll për Universitete do të zhvillohet deri më 17 korrik dhe mbahet nën organizimin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës dhe mbështetet nga MKRS-ja”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/















T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
































