Sport

Kosova nis stërvitjet për ndeshjen me Bosnjë dhe Hercegovinën

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 05 March 2023

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur sot stërvitjet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e rëndësishme me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Stërvitja e parë zhvillohet prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi kanë pasur angazhime me skuadrat e tyre, ndërsa shumica kanë luajtur të premten e të shtunën.

Përkushtimi i lojtarëve por edhe i shtabit teknik është që të përgatiten maksimalisht dhe të japim maksimumin në ndeshjet me Bosnjë dhe Hercegovinën.

-Advertisement-

Ndeshja e parë është të mërkurën prej orës 20:15 në Prishtinë. Ndërsa të dielën, më 12 mars, Bosnja është nikoqire në Tuzlla.

Ndeshjet i takojnë grupit të shtatë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024. Në grup janë edhe Mali i Zi dhe Bosnja, që kanë nga dy fitore, përkatësisht nga katër pikë. Kosova e Bosnja janë pa pikë. Synim i Kosovës është vendi i tretë që mund të jetë i mjaftueshëm për kualifikim.

Katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë kualifikohen në Evropian. Por për bazë nuk merren rezultatet me Kombëtaren e fundit në grup. Pra Kombëtares sonë i duhet që ta lë Bosnjën prapa dhe të mundohet të marr pikë ndaj Malit të Zi apo Sllovenisë.

I gjithë fokusi aktualisht është te ndeshja e së mërkurës me Bosnjë-Hercegovinën.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy