Sport

Kosova mund ta shfrytëzojë krahun e majtë të Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 02 September 2017

Kosova do të ballafaqohet sonte me kombëtaren kroate në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.

Tashmë mediat kroate kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të Kroacisë, e cila pritet të rreshtohet 4-2-3-1.

Por, trajneri Ante Cacic nuk dihet se me këtë të startojë ndeshjen në krahun e majtë të mbrojtjes.

-Advertisement-

Josip Pivaric i Dinamo Kievit është më i favorizuari para Borna Barisicit të Osijekut.

Por, Pivaric deri më tani ka pasur një paraqitje prej dhjetë minutave për skuadrën ukrainase shkaku i një lëndimi të pësuar më parë, e cila gjë mund të jetë hendikep për kroatët ndërsa një përparësi për Kosovën, shkruan tportal.

Kroatët i druhen shpejtësisë së Milot Rashicës, i cili po kalon nëpër një formë të mirë te holandezët e Vitesses si dhe këmbëshpejtit Bernard Berishës të Groznyt.

Mbetet të shihet se kush do të luajë që nga minuta e parë te kroatët ndërsa ndeshja do të startojë në ora 20:45 në stadiumin Maksimir të Zagrebit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera