Lajme

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme”

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 18 October 2019

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po marrin pjesë në forumin ndërkombëtar ”E – Apostille Programme” i cili po mbahet në Fortaleza të Brazilit.

Qëllimi i kësaj konference është diskutimi mbi lëshimin e apostilit në mënyrë elektronike dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve anëtare të kësaj Konvente, shkruan gazeta inFokus.

Delegacioni i Republikës së Kosovës përbehet prej Blerim Camaj – Drejtor i Drejtoratit të Gjendjes Civile në ARC/MPB, Erdon Arifaj – Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile në ARC/MPB, dhe Driton Blakqori – Udhëheqës i Divizionit për Viza në MPJ.

-Advertisement-

“Në këtë forum ndërkombëtar po marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare të Konventës së Hagës për Apostil, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës si anëtare e kësaj Konvente”, thuhet në njoftimin e MPB-së/Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera