Lajme

Kosova merr miliona dollarë si mbështetje financiare nga Amerika

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 11 July 2019

USAID-i avancon si sigurinë kombëtare ashtu edhe prosperitetin ekonomik të ShBA’ve, tregon zemërgjerësinë amerikane dhe promovon rrugëtimin drejt vetëqëndrueshmërisë dhe adaptueshmërisë së përfituesit të ndihmës.

Sot Presidenti Hashim Thaçi dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno nënshkruan një amendament në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së ShBA’ve dhe Qeverisë së Kosovës. Me këtë amendament zotohen 34 milionë dollarë amerikan shtesë nga Shtetet e Bashkuara, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara nga SHBA’të sipas marrëveshjes në 198 milionë dollarë amerikan, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e ShBA’ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt vetëqëndrueshmërisë.

Kushtet e marrëveshjes përforcojnë parimin se përkushtimi i Kosovës ndaj axhendës së saj zhvillimore, përfshirë edhe përmes prioriteteve të saj buxhetore, është çelës i suksesit të Kosovës. USAID-i vazhdon t’u ofrojë mundësi si institucioneve ashtu edhe popullit të Kosovës për të punuar së bashku në përmirësimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e stabilitetit rajonal.

-Advertisement-

Nga viti 1999 e tutje, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë amerikan në mbështetjen e rrugëtimit të Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera