Lajme

Kosova merr dritën e gjelbër për liberalizim

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 30 August 2018

Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, sapo i  ka dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën me 30 vota  pro 10 kundër dhe një abstenim, shkruan Gazeta inFokus.

Raportuesja e Parlamentiti Evropian për Kosovën, Tanja Fajon ka kërkuar të mërkurën nga deputetët e këtij komiteti që të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën duke I hapur rrugë qytetarëve të vetëm të cilët nuk mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë.

Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, përderisa ky rekomandim i aprovuar edhe nga komiteti LIBE i hapë rrugë liberalizimit. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera