Lajme

Kosova merr 15 respirator donacion nga Gjermania

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 08 October 2020

15 respiratorë në vlerë rreth 436 mijë euro u janë dhuruar sot Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si donacion nga Gjermania.

Këtë ‘dhuratë’ nga shteti gjerman e ka ndarë ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde. Pas dhurimit të tyre ka thënë që shpreson që të përdoren më pak, sepse në këtë mënyrë Kosova është në rrugë për të mposhtur pandeminë.

“Megjithëse i keni marrë këto pajisje, t’i përdorim sa më pak që është e mundur sepse kjo do të thoshte se jemi në rrugë të drejtë për ta mundur pandeminë dhe për ta bërë një gjë të tillë, duhet t’i përmbahemi sa më shumë rregullave, të mbajmë distancën dhe t’i mbajmë maskat…. kjo është më rëndësi sepse po i ofrohemi dimrit dhe mund të ketë rrezik, apo ka rrezik se do të ketë rritje të numrave, dhe kjo nuk është gjendja vetëm në Kosovë por këtë po e tregojnë edhe në shtetet e QUINT-it”, ka thënë Rohde.

-Advertisement-

I pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili tha se nga sot trefishohet kapaciteti testues.

“Sot po e fillojmë këtë ditë me dy lajme të mira, unë sa po erdha nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ku nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese, edhe kjo ndihmë në mbështetjen nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtar, këtu po pranojmë 15 respirator të vlefshëm, i cili i bashkëngjitet kontingjentit për ndihma të donatorëve dhe pjesa tjetër e angazhimit të përbashkët do të jetë ngritja e kapaciteteve humane, njerëz të cilët do t’i përgatisin profesionistët të rijnë, edhe në përdorimin e këtyre pajisjeve të avancuara”, ka thënë Zemaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera