Fokus

“Kosova Med Health Care” fiton betejën me Inspektoratin Shëndetësor që shkeli ligjin e i la pa shërbime shëndetësore qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 23 January 2024

Një vendim të padrejtë kishte marrë Inspektorati Shëndetësorë me datë 27.10.2023 kundrejt një kompanie kosovare që ofronte shërbime të kujdesit social shëndetësor shtëpiak dhe ambulatorë për qytetarët e komunës së Drenasit.

Në vendimin e Komisionit të Ankesave që ka siguruar Gazeta Infokus thuhet se shërbimet që ofronte “Kosova Med Health Care” SH.P.K. ishin  ndaluar padrejtësisht nga inspektorati shëndetësorë në fund të tetorit të vitit 2023 gjoja për shkelje të disa dispozitave të ligjit për shëndetësi.

Madje Inspektorati Shëndetësor nuk ishte mjaftuar me kaq.

-Advertisement-

Ata ia kishin shqiptuar edhe një gjobë prej 10 mijë euro kësaj kompanie.

Por si erdhi deri tek ky vendim i paligjshëm i Inspektoratit Shëndetësor?

Gjatë inspektimit të realizuar me datë 11.10.2023 në QKMF “Hafir Shala” në Drenas inspektorët shëndetësorë kishin hasur në personel shëndetësor të cilët nuk ishin punëtorë shëndetësor të QKMF por të kompanisë “Kosova Med Health Care” SH.P.K. e të cilët ishin angazhuar me punë sipas një  kontrate publike për shërbime si kujdes social shëndetësor shtëpiak dhe ambulatorë për qytetarët e komunës së Drenasit. Kontratë kjo e lidhur mes kompanisë dhe Komunës se Drenasit me 18.06.2021.

Inspektoret në inspektimin e datës 17.10.2023 kishin konstatuar se “Kosova Med Health Care” nuk kishte licence valide të punës nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e këtij shërbimi pasi që merret me shitjen e aparaturave mjekësore dhe se ne kuadër të këtij subjekti jashtëligjshëm janë punësuar profesionistë shëndetësor si doktor të mjekësisë, stomatolog e infermier të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore në hapësirat e QKMF në Drenas.

Por krejt këto konstatime ishin të padrejta.

Dhe një konstatim krejt tjetër nxori komisioni për shqyrtimin e ankesave më 22 janar të këtij viti, shkruan Gazeta Infokus.

“Pas shqyrtimit të ankesës së parashtruar nga përfaqësuesi i kompanisë “Kosova Med Health Care” SH.P.K. me seli në Prishtinë dhe administrimit të provave që janë Certifikata e Regjistrimit të Biznesit lëshuar nga ARBK, licencat e stafit shëndetësor të angazhuar nga “Kosova Med Health Care” dhe  kontratën me QKMF në Drenas,  komisioni për shqyrtimin e ankesave ka konstatuar se “Kosova Med Health Care” është kompani tregtare e licencuar nga AKPM për shitblerjen e pajisjeve medicionale dhe ofrim të kuadrove profesional medicinal në institucione shëndetësore të licencuar”.

Prandaj shkelja e konstatuar nga inspektori shëndetësorë për mungesë të licencës valide të punës së institucionit shëndetësore të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas Komisionit që ka shqyrtuar këtë ankesë, është i gabuar dhe e pa bazuar ngase kompania “Kosova Med Health Care” nuk është institucion shëndetësor dhe se nuk ofron shërbime shëndetësore në selinë e saj por se ka angazhuar staf profesional shëndetësor të licencuar për nevoja të QKMF në Drenas, e angazhimet e tilla parashihen me nenin 18 paragrafi 11 i Ligjit për Shëndetësi 04/L-125.

 

Mbi ketë bazë komisioni për shqyrtimin e ankesave konsideron se vendimi i inspektoratit shëndetësor është nxjerre mbi konstatimet e gabuara të gjendjes faktike dhe aplikimit të gabuar të së drejtës materiale. Andaj komisioni për shqyrtimin e ankesave vendos në favor të kompanisë “Kosova Med Health Care”, sh.p.k..

Vendimi tashme i është dërguar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Zëvendësuesit të detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor, Nora Kursani Demjaha, inspektorët e së cilës me apo dashje morën një vendim të gabuar.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe pronari i kompanisë “Kosova Med Health Care”, sh.p.k. Kastriot Asllani.

Ai përmes rrjetit social ka shkruar se pas periudhe të gjatë KosovaMed, ka dalur fitimtare kundër një vendimi të Inspektoriatit Shëndetësor, i cili pa bazë ligjore, u mundua që të ndalojë veprimtarinë e ligjshme.

“Ju njoftoj se, sot, e pranova Vendimin Komisionit të Ankesave, i cili e vërtetojë faktin që Inspektoriati Shëndetësor nuk ka pasur të drejtë që të ndalojë punën e KosovaMed dhe se tanimë gjithçka është e qartë për të gjithë. KosovaMed është Kompani e cila punon gjithmonë në kuadër të ligjit dhe rregullave të Republikës së Kosovës. Për fund, dua të ju njoftoj se KosovaMed është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë, për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për të gjithë klientët, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”, ka njoftuar pronari i kompanisë “Kosova Med Health Care”, sh.p.k.  Kastriot Asllani. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera