Sport

Kosova me renditje historike në FIFA, pozicionohet e 101-ta

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 24 October 2024

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, e ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve.

Për herë të parë në histori, Kosova renditen si e 101-ta në ranglistën e FIFA-s.

Kjo renditje e Kosovës vjen pas dy fitoreve të shënuara në ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

-Advertisement-

Kosova është ngritur për tri vende, ku në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA ishte e 104-ta.

Ngritje në ranglistë për dy vende ka pasur edhe Shqipëria, e cila aktualisht pozicionohet e 65-ta në botë.

Aktualisht, si kombëtarja më e mirë në botë është Argjentina, e dyta është Franca, e treta Spanja, e katërta Anglia dhe në vendin e pestë është Brazili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera