Lajme

Kosova me ambasadore të re në Portugali, ajo është Edona Maloku Bërdyna

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 23 August 2024

Edona Maloku Bërdyna është ambasadorja e re e Kosovës në Portugali.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Maloku Bërdyna ka një përvojë të pasur dhe vizion të qartë për drejtimin e ambasadës së Kosovës në Portugali.

“Edona Maloku Bërdyna është një figurë e shquar në shkencat sociale, me një karrierë që bashkon hulumtimin akademik, praktikën e aplikuar dhe zhvillimin e politikave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo ka doktoraturë në Psikologji/Shkenca Sociale nga Universiteti Leiden në Holandë, ku edhe ka përfunduar Masterin e Shkencave me vlerësimin më të lartë të dhënë në universitetet holandeze (Cum Laude). Me këtë përvojë të pasur dhe vizion të qartë, jemi të bindur se nën drejtimin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Portugalinë do të arrijnë nivele të reja të zhvillimit dhe bashkëpunimit. Në arsim, kulturë, ekonomi dhe fusha të tjera kyçe, Maloku Bërdyna do të sjellë një perspektivë të freskët dhe energji të reja për të fuqizuar këto lidhje”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

-Advertisement-

Gërvalla ka falënderuar për punën ambasadorin e deritashë, Ylber Kryeziu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera