Kosova luan për histori
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 20 November 2018
Përfaqësuesja e Kosovës sot (e martë) zhvillon një ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj të re por shumë interesante.
‘Dardanët’ që po zhvillojnë vetëm kampanjën e dytë kualifikuese në historinë e tyre, do të kërkojnë vendin e parë në grupin 3 në Ligën e D në përballjen e xhiros së fundit ndaj Azerbajxhanit.
Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ fillon nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Kosova me pesë ndeshje të zhvilluara numëron 11 pikë dhe renditet në vendin e parë, me dy pikë më shumë se kundërshtarët e Azerbajxhanit.
Trajneri Bernard Challandes, është shprehur optimist para kësaj ndeshje, edhe pse thotë që Azerbajxhanit është favorit, shpreson te fitorja e Kosovës.
“Azerbajxhani është një skuadër shumë e organizuar. Në ndeshjen e parë në barazuam, por ata treguan formë të lartë. Ata kanë eksperiencë si në eliminatoret për evropian dhe botëror. Azerbajxhani është favorit dhe ka qenë favorit i grupit, shkaku i eksperiencës. Ne jemi ekip i ri”, ka deklaruar Challandes në konferencë për shtyp.
“Nuk e ndërroj filozofinë e lojës, kjo është loja ime, loja jonë. Futbolli nuk ka logjik ndonjëherë. Nëse ndërmarrim rrezikun dhe me qasje pozitive me 11 lojtarë kemi mundësi për fitore”.
“Do ta vazhdojmë lojën tonë dhe do ta ndërmarrim rrezikun, edhe nëse humbin do ta vazhdoj jetën”.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...