Sport

Kosova ka të ardhme në futboll !Talenti gjakovar afër nënshkrimit me gjigantin kroat

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 28 September 2017

Futbollistit gjakovar, Nikson Memajt iu kanë hapur dyert e suksesit në arenën ndërkombëtare. Kjo falë të gjithë punës dhe bashkëpunimit të mbikëqyrësit dhe mbështetësit të tij, Albin Sahatqija.

Talenti i madh, ka bërë paraqitje të jashtëzakonshëm për Vëllaznimin në xhirot e para këtë sezon duke treguar kështu që është në top formë.

-Advertisement-

Lajmet e mira për Memajn nuk përfundojnë këtu. Futbollisti do të niset të shtunën drejt Kroacisë ku do të zhvillojë stërvitjet te ekipi kroat, Hajduk Splitit.

Ekipi kroat i ka bërë ftesë zyrtare futbollisti gjakovar, i cili pas dy ditëve do të niset drejt Kroacisë, lajm të cilin  për ORAinfo, e ka bërë të ditur vetë mbikëqyrësi i Memajt, Albin Sahatqija.

 

 

Në fakt kjo është hera e tretë që Memaj provohet te ekipi  me ‘nam’, e gjasat janë të mëdha qe ai në një të ardhme të afërt të nënshkruajë me gjigantin evropian, pasi dy herët e para ai i kaloi me sukses provat.

Marrëdhëniet e mira mes klubit kroat dhe mbikëqyrësit të Memajt, kanë bërë që këta futbollistë të rinj, ta kenë mundësinë që talentin e tyre ta shfaqin përtej kufijve shqiptar.

Mema cilësohet si njëri talentët më të mëdhenj kosovar, e jo më kot ekipi kroat Hajduk Splitit, ka shprehur interesim për shërbimet e super-talentin gjakovar./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera