Kosova ka interes për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Autori: Gazeta inFokus
10:28 | 04 April 2023
Lojërat Olimpike Mesdhetare në vitin 2023 do të mund të organizohen në Kosovë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpall kandidaturën për këtë garë.
Kjo u bë e ditur nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
Në njoftim thuhet se afati i fundit për aplikim për organizimin e lojërave për vitin 2027 dhe 2030-të ka përfunduar m 31 mars.
Për organizimin e Lojërave në plazh për 2027-tën ka konkurruar Portugalia ndërkaq tri vjet më pas Kosova.
Sipas ICMG-së, dy Komitetit Olimpike Kombëtare duhet ta dorëzojnë dosjen e kandidaturës deri në fund të qershorit, ndërsa Komisioni Vlerësues do të organizojë ndërkohë vizita inspektuese në të dy vendet, në Portugali dhe në Kosovë.
Më pas, më 8 shtator në Heraklion, gjatë asamblesë gjenerale të ISMG-së, do të vendoset për Lojërat e 21-ta Mesdhetare dhe për Lojërat e katërta Mesdhetare në Plazh.
“Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare e mirëpret me kënaqësi të madhe interesimin e dy Komiteteve Olimpike, të cilët janë anëtarët më të rinj të familjes Mesdhetare. Përkushtimi i tyre kontribuon në zhvillimin e kësaj ngjarjeje, por edhe në përhapjen e idealeve dhe të vlerave të Lojërave në krejt pellgun e Mesdheut”, shkruan ICMG në uebfaqen e vetë zyrtare, e cila shton se kandidaturat e Kosovës dhe të Portugalisë do të shqyrtohen me kujdes nga ekspertët dhe më pas do të vendoset nëse i plotësojnë kriteret apo jo, njofton Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare përcjell Klankosova.t
Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, mund të jetë mikpritëse e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze.
Kosova është treguar mjaft e suksesshme në pjesëmarrjet e saj në Lojërat Mesdhetare, mbi të gjitha në sportin e xhudos, duke fituar medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta

Të tjera
-
Bajrami: Kurti s’është aq i çmendur të mendoj sa të tjerët ia duan shtetin më shumë se LDK-ja
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjuhen polarizuese në skenën...
-
Të shtënat me ạrmë zj*rri në Tiranë, shtatë persona të përfshirë në rast
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme te Liqeni Artificial në T...
-
A do ta formojë nesër Kurti qeverinë? Ejup Maqedonci jep detajet e fundit
Në lidhje me formimin e Qeverisë, Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedo...
-
Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk po kërkojnë braktisjen e ins...
-
Muharrem tregon për importin e rrymës në mars 2025: S’po i besoj syve e as trurit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharemi, ka thënë se 725.37% ka rritj...
-
Përmbyllet studimi i fizibilitetit dhe dizajni paraprak për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë
Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prish...
-
Hasanaj: Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës s’do të ndalen
Luan Hasanaj nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se protest...
-
Kurti me postim pasi VV e humbi argumentin për seancën konstituive, qeverinë e tij e quan “kabinet në krye të detyrës”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka postuar në Facebook, disa vendime të ...
-
Ukraina: Rusia ka thyer armëpushimin e energjisë mbi 30 herë
Sipas Ukrainës, Rusia ka thyer armëpushimin e energjisë të mbështetur nga SHB...
-
Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit që s*lmoi KFOR-in në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim Millosh Anto...
-
Vazhdimi i seancës konstituive nesër, partitë me qëndrime të pandryshuara
Deputetët e zgjedhur të partive kryesore politike parlamentare kanë thënë se ...
-
Zogaj tregon nëse deputetët e LDK-së do ta votojnë Fatmir Limaj si kryeparlamentar
Ish-nënkryetari i Prishtinës, tashmë i votuar për deputet të Kuvendit të Koso...