Kosova i dërgon presidentit Biden veshjen tonë tradicionale
Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 29 December 2022
Populli Kosovës i ka dërguar dhuratë veshjen tonë nacionale për meshkuj dhe plis/qeleshe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe një komplet të veshjes për femra, zonjës së parë, Jill Biden, me urimet më të mira për fundvit.
Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili ka treguar se së bashku me veshjet Bidenit dhe bashkëshortes së tij u ka dërguar disa posterë e kartolina dhe një letër falënderimi.
“Media të nderuara ju njoftojmë se para disa dite i kam dërgu në adresë të Shtëpis së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për mashkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra Nuk e kam publiku lajmin deri sot, për shkaqe sigurie dhe derisa kam kuptu që pakoja ka arrit në SHBA. Së bashku me veshjet i kam dërgu disa lloje posterësh e kartolina ku është edhe fotoja e Presiedentit Joe Biden dhe disa fletëpalosje me aktivitete tona. Poashtu, ia kam dërgu një letër përshëndetëse e falenderimi për veprimet e tija të bëra ndaj nesh e urimi për festat e fundvitit.”, ka bërë të ditur Rexhepi.
Në letër ndër të tjera është shkruar: I dashuri President Joe Biden duke qenë përjetësisht falënderues për veprimet e shumta që ju keni bërë për shtetin e kombin tim në pozicionin e senatorit, nënpresidentit e tash si president i SHBA, dhe duke qenë falënderues ndaj institucioneve të SHBA, për fundvit po ua dërgoj dhuratë juve e zonjës së parë znj. Jill veshjen tonë nacionale që ka traditë mijëra vjeçare. Me këto veshje parardhësit e mi shqiptar kanë punuar, janë rritur e zhvilluar dhe kanë luftuar për me mbrojtë pragun e shtëpisë – vatrat stërgjyshore nga agresorët e shumtë.
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka potencuar se dhuratat ia ka dërguar presidentit Joe Biden dhe zonjës Jill Biden së bashku me një pjesë të shpirtit.
“I dashur President unë por edhe pjestarët e kombit tim janë falënderues për rezolutën që ju e senatori tashmë i ndjerë, John McCain e keni inicuar SJ 20. Kjo rezolutë ka qenë një stimulim shumë i madh shpirtëror për kombin tim njëkohësisht ky ishte mesazhi i madh që SHB-në e kemi fuqishëm me ne. Z. President këto dhurata po ua dërgojmë së bashku me një pjesë të shpirtit tonë, me disa posterë ku jeni edhe ju e letër përcjellëse, ngase ju keni dëshmu se jeni personalitet që nuk e duron dhunën, segregacionin, vrasjen e ushtrimin e terrorit e gjenocidit ndaj popujve të shtypur… Veshjet mi sollën dhuratë miqtë Isak e Ismet Islami.”, është shkruar tutje në letër.

Të tjera
-
Nga vrạsja në Prishtinë ende asnjë i arrestuar – Prokuroria thotë se nuk dihen motivet
Nga të shtënat me armë zjarri ku për pasojë mbeti i vdekur një person dhe një...
-
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj 36 mjekëve të akuzuar në rastin “Stenta 2”
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë...
-
Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar
Një aksident trafiku mes dy automjeteve mes dy automjeteve në rrugën Prishtin...
-
Lëndohet në punë, punëtorja të cilës “Trepça” ia ndërroi dy herë vendin e punës pa ia konsultuar problemet shëndetësore
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, ...
-
Plani i Rritjes, BE-ja thotë se s’ka momentalisht “parafinancim” për Kosovën e Serbinë
Bashkimi Evropian ka thënë se momentalisht nuk ka një “parafinancim” për Koso...
-
Me mbështetjen e GIZ Kosova, thjeshtohet regjistrimi i foshnjave
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mori pjesë në lansimin e nismë...
-
Ambasada kosovare në Washington bën thirrje që Kosovën ta njohin edhe shtete tjera pas Kenias
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar shteti...
-
Akuzat e Demaliajt, Ramosaj: Janë nivel i ulët i debatit, ka kërkuar vetë që të largohet
Një nga personat më të zëshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin ...
-
Vrạsja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plạgosur
Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri...
-
Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinë
Alban Zogaj ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Prishtinë...
-
Mbështetësi i Kurtit që thoshte se e ka “krytë kompjuter” eskalon gjatë një emisioni -shan me nënë gazetarin
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Kosova Today”, një inci...
-
Konstituohet Bordi i Ri i Drejtorëve të KEK, Valdrin Krasniqi rizgjedhet Kryesues
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Valdrin Krasniqi është rizgjed...