Lajme

 “Kosova humbi një artiste të madhe”, Hoxhaj shpreh dhimbjen për vdekjen e regjisores Berisha

Autori: Ermirë Berisha 14:08 | 23 June 2022

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur dhimbjen për humbjen e regjisores Vjosa Berisha, duke thënë se Kosova ka humbur një artiste të madhe, shkruan Gazeta inFokus.

Hoxhaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë do të ndjehet mungesa e një njeriu kaq punëtor e energjik si ishte Vjosa.

“I trishtuar për vdekjen e Vjosa Berishës! Ngushëllime familjes e gjithë komunitetit të artistëve! Kosova do të ndjejë mungesën e një njeriu kaq punëtor e energjik si ishte Vjosa”, ka shkruar Hoxhaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera