Sport

Kosova garon me pesë xhudistë në Austri

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 07 March 2024

Kosova do të paraqitet me 5 xhudistë në ”Grand Prix Upper Austria” që zhvillohet nga datat 8 deri më 10 mars në Linz të Austrisë.

Flaka Loxha (-57 kg), Fatjona Kasapi (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) dhe . Loriana Kuka (-78 kg) do të jenë pesë garuesit kosovarë që do të paraqiten në këtë garë.

Federata kosovare e Xhudos njofton se Flaka dhe Fatjona ndeshen nesër, Akili e Dardani të shtunën, kurse Loriana ditën e diel, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 79 shtete, 533 garues, nga të cilët 302 meshkuj dhe 231 femra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera