Sport

“Kosova është më cilësore se Finlanda”

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 18 September 2017

Shefki Kuqi i njeh mirë përfaqësueset e Kosovës dhe Finlandës në futboll.

40-vjeçari, Shefki Kuqi, Kosovën dhe futbollin kosovar e përcjell rregullisht, ndërsa për Finlandën ai ka luajtur plot 62 ndeshje në të cilat ka shënuar tetë gola.

Kuqi, që ka përvojë të gjatë si lojtar dhe disa vite karrierë si trajner, vlerëson se Kosova aktualisht ka përfaqësuese më cilësore se Finlanda, por është kjo e fundit që triumfoi në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”, shkruan KD.

Kosova e Finlanda janë takuar më 5 shtator në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit të ardhshëm.

-Advertisement-

Fitore shënoi Finlanda me shifrat 1:0. Dy përfaqësueset ishin takuar edhe më 5 shtator të vitit të kaluar në hapje të eliminatoreve.

Ndeshja e luajtur në Turku u mbyll me shifrat 1:1. Ajo mbetet pika e vetme e Kosovës deri më tani, ndërsa Finlanda pos katër pikëve me Kosovën, i ka fituar edhe tri në përballje me Islandën, më 2 shtator.

Kosova dy ndeshjet e fundit të këtij cikli i luan në tetor. Më 6 tetor e pret Ukrainën në Shkodër, ndërsa më 9 tetor luan me Islandën.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera