Kosova e Bernard Challandes me statistika të frikshme para duelit me Ishujt Faraoe
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 13 October 2018
Të dielën në stadiumin “Torsvollur”, Kosova do të kërkojë fitoren e gjashtë në krye me trajnerin, Bernard Challandes.
“Dardanët” përballen me Ishujt Faroe në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.
Kjo do të jetë ndeshja e 7-të e Kosovës në krye me trajnerin 67-vjeçar zviceran, i cili po ndërton skuadër të fortë për të ardhmen.
6 ndeshje pa humbje – kjo ecuri mbresëlënëse me Challandesin nisi me 24 mars, ku Kosova fitoi 1-0 kundër Madagascarit.
Tri ditë më pas, “Dardanët” regjistruan fitoren e dytë me radhë me trajnerin zviceran, duke e mposhtur 2-0 Burkina Fason.
Ecuria mbresëlënëse e Kosovës vazhdoi edhe në maj, në miqësoren e vetme të zhvilluar kundër Shqipërisë.
“Dardanët” u treguar të fortë për “Kuqezinjtë”, duke e detyruar Etrit Berishën ta nxjerrë tre herë topin nga porta, për fitoren 3-0.
Pas testeve miqësore, ishte koha për ndeshje zyrtare, e para për Challandesin në stolin e Kombëtares sonë.
67-vjeçari e nisi pa humbje edhe në ndeshje zyrtare, pasi Kosova mori një pikë në udhëtim te Azerbajxhani në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve me 7 shtator.
Tri ditë më pas, me 10 shtator, Kosova e arrit fitoren e parë dhe historike, duke i mposhtur 2-0 Ishujt Faroe në ndeshjen e parë në shtëpi në stadiumin e sapo rinovuar, “Fadil Vokrri”.
Ecuria pozitive vazhdoi edhe në tetor, kur Kosova sërish në shtëpi mori fitore, duke e mposhtur 3-1 Maltën.
Kjo ishte ndeshja e 6-të me Challandesin që Kosova nuk di për humbje, 5 fitore dhe një barazim – rekord që do të tentojnë ta ruajnë edhe pas ndeshjes së nesërme, kur Kosova të zbresë në stadiumin “Torsvollur” për t’u përballur me Ishujt Faroe.
6 ndeshje – 5 fitore, 1 barazim, 11 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pranuar – Kosova ka ndryshuar shumë me Challandesin, i cili po ndërton skuadër të fuqishme për të ardhmen.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...