Lajme

Kosova do të kërkojë ekstradimin e Milan Radoiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 03 October 2023

Milan Radoiçiq, i dyshuar për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, është arrestuar sot në Beograd.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Millan Radoiçiqit dhe se të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, më 29 shtator ka thënë se autoritetet përgjegjëse të Kosovës, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë të Radoiçiqit dhe “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.

-Advertisement-

Pesë ditë pas sulmit, përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Autoritetet në Kosovë kanë lëshuar dëshmi se politikani dhe biznesmeni serb nga veriu, Millan Radoiçiq, udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai ka një histori të gjatë akuzash për krime, përfshirë vrasje e kërcënime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera