Kosova dhe shteti i Iowas zgjerojnë partneritetin edhe në fushën ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 28 June 2018
Themelimi i zonës ekonomike amerikane paraqet një mundësi të shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe shtetit të Iowas, në aspekt të nxitjes së investimeve nga ndërmarrjet amerikane që kanë selinë kryesore në këtë shtet amerikan. Kjo u tha sot gjatë vizitës së Gjeneralit të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku pati rastin të njoftohet me zhvillimet e fundit në këtë fushë.
Gjenerali Orr u shpreh i inkurajuar nga bashkëpunimi i deritanishëm mes Kosovës dhe shtetit të Iowas si rezultat i partneritetit shtetëror në mes dy vendeve, duke potencuar se ka ende hapsirë të punohet në ndërtimin e urave biznesore mes dy vendeve. Gjenerali falënderoi Odën Amerikane për kontributin e saj në forcimin e partneritetit ndërshtetëror. Ai theksoi se delegacioni i Iowa që vizitoi Kosovën gjatë muajit të kaluar ka mbetur i impresionuar me zhvillimet pozitive në Kosovë, gjë që dëshmon se të dyja vendet janë të angazhuara që të ketë përfitime të prekshme nga marrëveshja e partneritetit shtetëror, dhe atë jo vetëm në fushën e bashkëpunimit ushtarak.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, njoftoi gjeneralin Orr për zhvillimet më të fundit në Kosovë në fushën e ekonomisë¸ duke theksuar në veçanti iniciativën për krijimin e zonës ekonomike amerikane, si një mundësi për të nxitur investimet amerikane në vend. Ai kërkoi bashkëpunimin e gjeneralit Orr që të ndihmojë në njoftimin e kompanive amerikane nga ky shtet për zonën ekonomike amerikane dhe inkurajimin e tyre që të shtrijnë veprimtarinë e tyre në Kosovë. Zeka ritheksoi gatishmërinë e parezervuar të Odës Amerikane që të ndihmojë në forcimin e partneritetit mes dyja vendeve në fushën ekonomike./GazetaFokus.
Të tjera
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Hovenier e vlerëson produktiv takimin e Kurtit me O’Brien: Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka vlerësuar produktiv tak...